" "
Javën që lamë pas u mbajt Eurovision 2022, fitues i të cilit u shpall grupi Kalush Orchestra nga Ukraina.
Përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion ishte këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret” që u eliminua në natën e parë gjysmëfinale duke humbur mundësin për të kaluar në finale e madhe të së shtunës së 14 majit.
Perfomanca e Ronelës pavarësisht eliminimit mori vëmendje të madhe ndërsa po vazhdon të komentohet, e për këtë ka reaguar sërish këngëtarja.

Përmes një postimi në Instagram, Ronela i ka quajtur ‘opinionistë të kalbur’ reagimet për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.










