Rrëmbehet dhe keqtrajtohet reperi shqiptar, ia publikojnë edhe videon

" "

Gjatë ditës së djeshme, disa persona kanë kidnapuar reperin, Kozak Braçi. Ata kanë hyrë përmes telefonit të tij në rrjetin social “Instagram” dhe kanë publikuar videon duke e keqtrajtuar Kozakun i cili ndryshe njihet edhe si intervistues i personazheve të njohura përmes rrjetit social.

Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit për rrëmbimin e këtij të fundit.

Policia ditën e djeshme njoftoi se Braçi, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.”

“Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – shkruan policia e Tiranës.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button