fbpx

Rreth 52 mijë punonjës mund të blejnë stazhin


Gati 52 mijë qytetarë do të kenë mundësinë e blerjes së stazhit. Ky është numri i punonjësve të cilëve u mungojnë edhe pesë vjet të tjera për tu pensionuar. Ne morëm të dhënat nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe drejtori i këtij institucioni shtetëror për Alsat tha se gati 28 mijë janë meshkuj që dalin në pension në moshën 64 vjeç, dhe 23 mijë të tjerët janë femra, që dalin në pension në moshën 62 vjeçare. Fondi pretendon se reformat e njoftuara që parashikojnë blerjen e stazhit nuk do ta çrregullojnë punën e tyre financiare.

“Gjendja momentale e fondit është e qëndrueshme. Të gjitha detyrimet financiare të fondit po kryhen me rregull. Me ndryshimet e ligjit për pensionim, nuk do të ketë probleme shtesë të kryerjes së detyrimeve financiare të fondit- deklaroi Shaip Zendeli -Drejtor i FSPI.

“Ne do ta dorëzojmë atë kur të kemi përfunduar të gjitha pikat e ligjit të pensionit, bazuar në moshën- deklaroi JAGODA SHAHPASKA -MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE.

Përveç blerjes së stazhit, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se rregullat e reja për pension do ta bëjnë të detyrueshme që meshkujt të dalin në pension në moshë 64 vjeçare dhe gratë në 62 vjet, përveç një numri të vogël të qytetarëve që punojnë në profesione deficitare. Shifrat zyrtare thonë se ka 327 mijë pensionistë. Sipas kostove të parashikuara, për pensionet e vitit të ardhshëm nga arka e shtetit duhet të ndahen pak më shumë se një miliard euro, nga buxheti i përgjithshëm i parashikuar që arrin në 3.9 miliardë euro.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button