Rrëzohet një helikopter ushtarak rus mbi Krime, vdesin dy pilotët

Rrëzohet një helikopter ushtarak rus mbi Krime, vdesin dy pilotët

Dy pilotë rusë humbën jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Krime, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin Dzhankoi të gadishullit jugor të Ukrainës gjatë pasdites gjatë një fluturimi stërvitor, citohet të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes.

Dyshohet se pas incidentit qëndron dështimi i pajisjeve.

Mediet ruse raportojnë se helikopteri nuk ishte i pajisur me armë dhe se kanë filluar hetimet për ta gjetur shkakun e rrëzimit.

LEXO EDHE:

Back to top button