Sot gjatë ditës rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se një grua është në gjendje më të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë dhe e njëjta po trajtohet në emergjencë, të tjerët janë në gjendje më të lehtë. Njësitet relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.








