Rruga më gjatë për biçikleta, afro 32 mijë kilometra

Në kohën kur çiklistët në mbarë botën e kanë të vështirë të gjejnë një rrugë ideale për to, kompania publike “Ashgal” në kryeqytetin e Katarit krijoi rrugën më të gjatë për biçikleta, 31 869 kilometër të gjatë dhe 7 metër të gjerë. Kjo rrugë është plotësisht e sigurt, pasi është tërësisht e ndarë nga rrugët tjera dhe iu jep mundësi çiklistëve të arrijnë shpejtësinë mbi 50 km në orë. Ka 29 nënkalime, 5 ura, 100 ulëse, 20 hapësira për pushim dhe 1450 llamba për ndriçim të rrugës gjatë natës. Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes së njerëzve për dobitë shëndetësore të çiklizmit. Gjithashtu po ky institucion autonom infrastrukturor shënoi rekordin e pjesës rrugore më të gjatë të asfaltuar ndonjëherë për kohën më të shkurtër. Rruga arrin gjatësinë prej 25 275 kilometrash të kryer në kohë rekorde prej 27 ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button