Rusi, një person humb jetën nga zjarri në një hipermarket në Moskë

Rusi, një person humb jetën nga zjarri në një hipermarket në Moskë

Një person ka humbur jetën nga zjarri në një hipermarket në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë për Situata Emergjente të Rusisë thuhet se zjarri në një hipermarket në Moskë u përhap në një sipërfaqe prej 18 mijë metrash katrorë.

Është konfirmuar se nga zjarri ka humbur jetën një person. Në deklaratë thuhet se zjarri është vënë nën kontroll.

Nga zjarri është shembur çatia e hipermarketit dhe po hetohet incidenti në fjalë.

LEXO EDHE:

Back to top button