Rusia ishte e njoftuar për vizitën e Biden në Kiev, nuk dhanë garanci për sigurinë e tij

Rusia ishte e njoftuar për vizitën e Biden në Kiev, nuk dhanë garanci për sigurinë e tij

“SHBA-ja e njoftoi Rusinë për vizitën e Biden-it në Kiev përmes vijës diplomatike. Ne nuk dhamë garanci për sigurinë e tij. Thjesht thamë se morën njoftimin”, tha Bortnikov

Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSV), Aleksandr Bortnikov, ka bërë të ditur se SHBA-ja informoi Rusinë për vizitën e presidentit Joe Biden në Kiev, transmeton Anadolu.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja e njoftoi paraprakisht Rusinë për vizitën që synonte të shënojë 1-vjetorin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“SHBA-ja e njoftoi Rusinë për vizitën e Biden-it në Kiev përmes vijës diplomatike. Ne nuk dhamë garanci për sigurinë e tij. Thjesht thamë se morën njoftimin”, tha Bortnikov në margjinat e fjalimit të presidentit Vladimir Putin në parlamentin rus në Moskë.

Ai tha se FSB-ja vazhdon kontaktet me SHBA-në në lidhje me luftën kundër terrorizmit, por jo në nivelin që ka qenë.

“Askush nuk fiton nga kjo (mungesë bashkëpunimi). Të gjithë janë të interesuar të ruajnë marrëdhëniet”, theksoi Bortnikov.

Dje, Biden vizitoi kryeqytetin ukrainas dhe udhëtimi u mbajt i fshehtë deri në momentin e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button