Ruskovska: Do të refuzohen provat e Milloshoskit për rastin “Reket”

Prokuroria për Krimi të Organizuar dhe Korrupsionin do të hedhë poshtë provat e dorëzuara nga deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski, me të cilat ai pretendon se kryeministri Zoran Zaev është përfshirë në rastin “Reket”.

Prokurorja Villma Ruskovska në paraqitjen e sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se materialet e paraqitura nga Milloshoski kanë qenë subjekt i ekspertizës, por që janë identifikuar disa mospërputhje.

“Gjithçka është dorëzuar për ekspertizë, diktafoni dhe telefoni … janë dorëzuar në forenzikë kompjuterike, brenda Ministrisë së Brendshme. Kjo paraqet nxjerrje të të dhënave, shkurtimisht e quajmë-ekspertizë, ka të bëjë me nxjerrjen e të dhënave dhe më pas ato të dhëna të nxjerra analizohen, për çka nuk kemi ende vendim zyrtar që t`ipublikojmë. Nga ajo që kam arritur të lexoj, është se ka disa biseda që janë …, për shembull, të ndërprera,  më pastaj një ajo bisedë është vazhduar me tjetër bisedë… kështu që do të miratohet rezolutë për t`i refuzuar këto raportime”, tha Ruskovska.

LEXO EDHE:

Back to top button