Sa litium, nikel dhe kobalt ka në një bateri të makinës elektrike?

Sa litium, nikel dhe kobalt ka në një bateri të makinës elektrike?

Sado që disa prodhues përpiqen të gjejnë alternativa ndaj materialeve të shtrenjta dhe (relativisht) të rralla në bateri, ata ende dominojnë.

Në vitet e ardhshme sigurisht që do të dëshmojmë përparime të rëndësishme teknologjike dhe reduktime të këtyre lëndëve të para në bateri, por deri atëherë prodhuesit do të varen prej tyre.

Kjo është arsyeja pse bateritë janë të shtrenjta, dhe përfitimet mjedisore janë gjithashtu të dyshimta, sepse lëndët e para merren me metoda joekologjike dhe vetë kimia e baterive nuk është më e shëndetshme për mjedisin, gjë që do të jetë problem gjatë asgjësimit të tyre të mëtejshëm. .

 

 

 

Bateria mesatare litium-jon e makinës përmban rreth 28,9 kilogramë nikel, 7,7 kilogramë kobalt dhe 5,9 kilogramë litium. Nëse nuk riciklohen, këto metale shkojnë dëm.

Ka gjithashtu 80 kilogramë bakër dhe rreth 30 kilogramë grafit për një peshë totale prej rreth gjysmë ton (për një makinë elektrike mesatare).

 

 

 

Megjithëse bateritë litium-jon parashikohet të përmbajnë më pak metal deri në vitin 2030, riciklimi i këtyre materialeve do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për të mbajtur ritmin me kërkesën në rritje globale. Ose është gjithashtu e mundur që të marrim ndonjë teknologji të re.

 

LEXO EDHE:

Back to top button