Salla te Shën Kirili dhe Metodi, 800 mijë euro shtesë

Shtatë vjet nga kontrata e ndërtimit, salla e sportit në oborrin e Universitetit Kirili dhe Metodi edhe pse thuajse është plotësisht e gatshme, ajo nuk u shërben studentëve. Garnitura e kaluar qeveritare e paralajmëroi si sallë ultra-moderne sportive që sot duket e braktisur, plot me rrënoja dhe pajisje dhe instalime të shkatërruara. Në vend të vend grumbullimit për studentët dhe sportistët, salla tani është një vend grumbullim për narkomanët. Për këtë sallë siç u transmetua në emisionin 360 gradë në Alsat duhet të kujdeset kompania kontraktuese – “Alkonproekt”, e cila sapo ka dalë nga falimentimi me një plan riorganizimi.  Deri në pranimin e saj teknik, ajo është në zotërimin e saj dhe Agjencia për Rini dhe Sport nuk e ka marrë përsipër sallën sepse kompania nuk ka punuar ashtu siç qëndron në marrëveshje. “Alconproject” ka kërkuar pagesë shtesë prej 440 mijë euro dhe kjo ishte e papranueshme për Agjencinë. Kompania e ndërtimit ka paditur dhe gjykata e Tetovës dhe ajo e Apelit në Gostivar kanë vendosur në dobi të kompanisë.  Gjatë kësaj periudhe, kompania falimenton, ndërsa përmbaruesi bashkë me kamatat dyfishon shumën e Agjencisë e cila pagoi 810 mijë euro.  Agjencia tani është me më pak para, ndërsa salla nuk është në përdorim. Avokati i Shtetit, në emër të saj, kërkon zgjidhje nga shkalla më e lartë – Gjykata Supreme. Drejtori i ri i Agjencisë së Rinisë dhe Sportit ka frikë se shuma e lartë e dhënë në përmbarim do të ndikojë në funksionimin e tyre.

“Kjo është goditje e madhe për Agjencinë, sepse në këtë pandemi tani nuk mund të kërkojmë as fonde shtesë- deklaroi Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë së Rinisë dhe Sportit.

 Për sallën e sportit janë shpenzuar 2.5 milion euro para të popullit. Studentët e Universitetit Kirili e Metodi mbetën pa sallë sporti, sepse Agjencia duhej t’ia dorëzonte sallën Universitetit.

LEXO EDHE:

Back to top button