Sanksionohen 409 shoferë në Shkup

Në suaza të kontrolleve të shtuara të policisë dje në Shkup janë sanksionuar 409 shoferë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në fushën e komunikacionit. Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 409 gjoba, mes të cilave 46 masa për automjete të parregulluara teknike, 57 për vozitje pa patentë shoferi, 55 sanksione janë vendosur për mos përdorim të rripit të sigurisë, 89 masa për parkim të jashtëligjshëm”, informojnë nga MPB.

Nga Ministria paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion.

 

LEXO EDHE:

Back to top button