Sanksionohen 557 shoferë, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit janë sanksionuar gjithsej 557 shoferë. Prej tyre, 93 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 59 gjoba për automjete të parregullta teknike dhe 52 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa janë sanksionuar edhe 16 motoçiklistë. Janë shqiptuar 93 gjoba për parkim të parregullt dhe 70 gjoba për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë të respektohen rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button