Sarajeva është qyteti më i ndotur në botë, pas saj janë Delhi dhe Lahore

Me një indeks të cilësisë së ajrit 350, Sarajeva është sërish qyteti më i ndotur në botë, dhe në disa pjesë të qytetit këto vlera i kalojnë 400.

Sipas IQair, përqendrimi i PM2.5 në Sarajevë është aktualisht 60 herë më i lartë se udhëzimet vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit. Pas Sarajevës këtë mëngjes janë Delhi, Lahore, Dhaka, Karaçi, Kalkuta, Kampala, Kuvajti dhe Kabuli.

Qytetarët këshillohen të kalojnë sa më pak kohë të jetë e mundur në natyrë ose, nëse është absolutisht e nevojshme, të mbrohen me maska ​​të përshtatshme për frymëmarrjen, raportojnë mediat federale.

LEXO EDHE:

Back to top button