Sekuestrimi i pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre “Audi” luksoz i Kejvina Kthellës

Sekuestrimi i pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre “Audi” luksoz i Kejvina Kthellës

SPAK ka kërkuar ditën e sotme nga GJKKO konfiskimin e pasurisë së Redjan Rrajës.

Mësohet se mes disa apartamenteve, makinave luksoze, orë Rolex dhe parave është dhe një makinë tip ‘Audi A8’ që në pronësi figuron të jetë e modeles Kejvina Kthella.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ish-velina Kejvina Kthjella u vu në qendër të mediave për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Redian Rraja, u arrestua në vitin 2019 si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, i cili ndodhej në makinë së bashku me “të fortin e Shijakut” Landi Muharremi dhe shoferin Andi Maloku.

LEXO EDHE:

Back to top button