Selakoviq: Mënyra e vetme për zgjidhje me Kosovën, është dialogu

Serbia mendon se dialogu është zgjidhja e vetme për çdo çështje politike, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani. Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Selakoviq tha:

“Biseduam edhe për çështje të rëndësishme rajonale, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kemi shprehur pikëpamjet tona. Jemi të përkushtuar ndaj dialogut, si e vetmja zgjidhje e pranueshme për çdo çështje politike që ekziston. Angazhimi ynë për dialog nuk do të vihet në dyshim,” tha Selakoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button