Semi Jaupaj lanson projektin e ri muzikor “Ani”
Semi Jaupaj lanson projektin e ri muzikor “Ani”
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, ka sjell projektin e ri muzikor.
“Ani” titullohet kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Me paraqitje atraktive të artistes e klip shumëngjyrësh, projektin tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube.
Teksti dhe muzika është bërë nga këngëtari i njohur, Yll Limani, kurse për producimin u kujdes Fatjon Miftari.