Disa foto të përzgjedhurave miss nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia me simbole të këtyre vendeve kanë bërë aq bujë në vendin fqinj, Serbi, sa është ngritur në “nivelet më të larta” të diskutimit.
Po ashtu jeta e missit të këtij vendi, Valentina Petroviq, është “gati e shkatërruar”.
Në fakt, në një mbrëmje gjatë provave për spektaklin ndërkombëtar që kanë para vetes, ato janë fotografuar duke bërë shqiponjën me duar e po ashtu edhe duke ngritur tre gishtërinj, simbol i nacionalizimit serb.
Por vetëm në Serbi është parë si stuhi gjithë kjo. Petroviq është shpallur tradhtare, në rrjetet sociale është fyer e kërcënuar, ndërkohë që së fundi i është bllokuar edhe llogaria në Instagram, ku më herët kishte kërkuar falje për foton.
E nga agjencia “Miss Yu” ku bën pjesë ajo, kanë thënë se e gjithë kjo “është skenar i lobit shqiptar”.
“Valentina është tërhequr. Nuk është në gjendje të marrë pjesë në spektakël, është e thyer. Ajo është pa sherr, por nuk besoj se kështu është për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë. Pasi kjo nuk është hera e parë që bëjnë këso gjëra në ngjarje të mëdha e me mbulim medial. Jam e sigurt se pas kësaj qëndron lobi i tyre, për çka janë mirë të paguara, përfshirë edhe Rita Orën e Dua Lipën”, ka thënë zyrtarja e kësaj agjencie Vesna da Vinça, përcjell b92.








