Shabani apel të rinjve shqiptarë: Aplikoni në Akademinë Ushtarake, sigurohet punësimi pas studimeve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Zëvendësministri i Mbrojtjes Admir Shabani në një intervistë për Alsat u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të aplikojnë në Akademia Ushtarake, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë që të ndjekin një shkollim cilësor dhe profesional. Sipas tij, akademia ushtarake mundëson ngritjen e nivelit të njohurive, ofron shkollim cilësor dhe përgatitje serioze profesionale.

 “Vitin e kaluar nga 130 kandidatë për 28 vende të kadetëve ka pasur 130 kandidat maqedonas dhe vetëm 11 kandidatë shqiptarë prej të cilëve fazat e selektimit vetëm dy, një është pranuar dhe kandidati i dytë në mes të rrugës është tërhequr për të ndjekur shkollimin në këtë akademi.  Ajo që dua ta shoh si situatë këtë vit dua të shoh interesim shumë më të madh prej shqiptarëve për të qenë pjesë e akademisë ushtarake”, deklaroi Admir Shabani, zëvendësministër i Mbrojtjes. 

Shabani gjithashtu potencoi se pas përfundimit të Akademisë, kandidatët e rinj kanë vende pune të garantuara.

“Përpos kësaj, ajo që është e garantuar për këto kandidatë të cilët do të arrijnë që të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake në këtë gjeneratë.. vlen të potencohet punë të garantuar kur mbarojnë studimet”, deklaroi Admir Shabani, zëvendësministër i Mbrojtjes. 

Shabani foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se aktualisht shqiptarët përfaqësohen me rreth 24 për qind në ministri, ndërsa tha se në armatë janë të angazhuar 139 oficerë shqiptarë, ndërsa  nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve edhe në pozitat udhëheqëse. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button