Shahpaska: Nuk planifikojmë mbylljen e çerdheve

Për momentin nuk mendohet pët mbyllje të çerdheve, sepse gjendja me virusin është nën kontroll, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.

- Advertisment -

Shehpaska tha se që nga fillimi i pandemisë deri në javën e kaluar me koronavirus janë infektuar 26 fëmijë dhe 83 të punësuar nëpër çerdhe, kurse vetëm javën e fundit janë regjistruar 9 fëmijë të infektuar dhe 40 të punësuar. Për momentin në izolim janë 482 fëmijë dhe 77 të rritur.

Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një fëmije dhe një edukatore që janë shtrirë në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button