Shakira: “Pique më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive, e mora vesh përmes mediave”

Shakira: “Pique më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive, e mora vesh përmes mediave”

Ka më shumë se një vit që Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre.

Këngëtarja kolumbiane ka zbuluar tashmë në një bisedë për “People en Español” se futbollisti e ka tradhtuar derisa babai i saj ishte në spital, që siç thotë ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.

“Gjithçka ndodhi papritur. Shtëpia ime po shkatërrohej. E kam marrë vesh përmes mediave që më ka tradhtuar derisa babai im ishte në terapi intensive”, ka thënë Shakira dhe ka shtuar se e ka pasur shumë të vështirë që në atë moment nuk ka mundur t’i kërkojë këshillë babait të saj.

“Babai im mundi koronavirusin, pneumoninë, i mbijetoi pesë operacioneve dhe dy aksidenteve me makinë – të gjitha në moshën 91-vjeçare, në më pak se gjysmë viti. Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ishte me të ditë e natë. Të dy ishin pasqyrë e asaj ëndrre që nuk u realizua. Por shpresoj që të jenë shembull për fëmijët e mi”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se në fillim të qershorit të vitit të kaluar, Gerard dhe Shakira konfirmuan se po ndaheshin.

“Na vjen keq të konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektojmë privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha Shakira.

Çifti janë bashkë që nga viti 2011, dhe janë takuar gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së saj “Waka Waka” për Kupën e Botës 2010. Ata nuk janë martuar kurrë dhe kanë djemtë Milanin (10) dhe Sasha (8). Gerard Pique aktualisht është në një lidhje me Clara Chia Marti.

LEXO EDHE:

Back to top button