SHBA: Djegia e veturave, vepër kriminale

SHBA: Djegia e veturave, vepër kriminale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë djegien apo shkatërrimin e pronës ose çfarëdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturave RKS sipas ligjeve të Kosovës. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke i quajtur si “vepra frikacake dhe kriminale”. Ai ka ritheksuar kërkesën e SHBA-së ndaj Qeverisë Kurti që të zgjasë periudhën e konvertimit të targave ilegale serbe në ato RKS. Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb. Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button