Topa gjigandë “pushtojnë” Londrën

Topa gjigandë "pushtojnë" Londrën

Topa të mëdhenj argjendi dhe të bardha nga një ekspozitë festive shkaktuan kaos në Tottenham Court Road të Londrës pasi u rrëzuan nga era e fortë dhe përfunduan në rrugë. Pamjet tregojnë dekorimet e Krishtlindjeve që rrotullohen në rrugë për shkak të erërave, ndërsa makinat u përpoqën t’i shmangin ato. Pamjet tregojnë gjithashtu harqe gjigante metalike duke u tundur nga era e fortë. Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në prag të ndezjes vjetore të dritave të Krishtlindjes në Oxford Street, që tërheq mijëra vizitorë. Zbukurimet u vunë nën kontroll shumë shpejtë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button