SHBA-ja aprovon përdorimin e testit për Covid-19 që realizohet në kushte shtëpiake

Drejtoria për Ushqim dhe Ilaçe e SHBA-së (FDA) aprovoi një komplet për testim për virus korona në kushte shtëpie për persona mbi moshën 14 vjeçare. Testi, i cili mund të blihej vetëm me recetë të mjekut, jep rezultate për 30 minuta.

“FDA ka aprovuar testin e parë të shpejtë që mund të bëhet në shtëpi, pa nevojë për laborator. Ky është një hap i rëndësishëm, duke rikonfirmuar angazhimin tonë për të zgjeruar qasjen për testim”, tha agjencia në një deklaratë.

Licenca ka për qëllim testimin e një mostre nga hunda, ndërsa është zhvilluar nga kompania farmaceutike Lucira Health. Përdoruesit marrin vetë mostrat e shtupës nga hunda, ndërsa rezultati shfaqet pas 30 minutash.

Sipas Lucira Health, testi pritet të kushtojë më pak se 50 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button