Arrestohen dy banorë të Bogovinës, posedonin kokainë

Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën lokale në Pirok të Tetovës, efektivët e policisë së SPB-Tetovës, kanë privuar nga liria personat B.J. (31) dhe I.A. (30) nga Bogovina e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi B.J. është gjetur kokainë. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tyre do të ngrihet padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button