SHBA konfirmon se Rusia ndërpreu në mënyrë të njëanshme negociatat për armët bërthamore

SHBA konfirmon se Rusia ndërpreu në mënyrë të njëanshme negociatat për armët bërthamore

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, konfirmoi se Rusia ka shtyrë në mënyrë të njëanshme bisedimet për armë bërthamore, që supozohej të mbaheshin në Kajro këtë javë.

Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë është dashur të fillojnë nesër.

“Shtetet e Bashkuara dhe Federata Ruse kishin planifikuar të zhvillonin një takim të Komisionit Konsultativ Dypalësh të Traktatit të Ri START gjatë martës, më 29 nëntor. Pala ruse informoi Shtetet e Bashkuara se Rusia e ka shtyrë në mënyrë të njëanshme takimin, dhe deklaroi se do të propozojë data të reja. Uashingtoni është gati të caktojë një datë të re sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vazhdimi është një prioritet për të ruajtur marrëveshjen si një instrument stabiliteti”, shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë si dhe ambasada amerikane, njoftuan sot se bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për çarmatimin bërthamor që duhej të zhvilloheshin këtë javë janë shtyrë.

Zyrtarët nga të dy vendet ishin planifikuar të takoheshin në kryeqytetin egjiptian Kajro, nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor, për të diskutuar rifillimin e inspektimeve sipas traktatit të ri të çarmatimit bërthamor START, i cili u pezullua në mars 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Seanca e planifikuar më parë e Komisionit Këshillimor Bilateral, në bazë të marrëveshjes së re START midis SHBA-ve dhe Rusisë në Kajro (29 nëntor – 6 dhjetor) nuk do të mbahet në ato data”, thuhej në njoftimin e ministrisë ruse.

Ministria ruse nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë shtyrje, por e përditshmja ruse Kommersant ka cituar ambasadorin amerikan i cili tha se kështu ka vendosur Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button