Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Protestat kundër masave të politikës “zero-Covid” në kinë kanë tronditur Pekinin zyrtar.

Për herë të parë në më shumë se 30 vjet, mijëra protestues dhe studentë dolën në rrugët kryesore të pekinit dhe Shangait duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe largimin nga pushteti të partisë komuniste.

Forcat kineze të sigurisë kanë ndaluar të paktën dy persona, që dyshohet se kanë qene organizatorët e protestave të pazakonta që po mbahen prej dy ditësh. BBC, ka deklaruar se një prej gazetarëve të saj është arrestuar dhe rrahur nga policia kineze ndërsa ishte duke pasqyruar protestat në Shangai.

Studentët u mblodhën në kampuset universitare të të gjithë Kinës pas zemërimit për një zjarr në një bllok apartamentesh ku humben jetën.

Zjarri vdekjeprurës nxiti pretendimet se izolimi për shkak të kufizimeve të COVID-it, kishin penguar shpëtimin e qytetarëve. Por kjo është mohuar nga zyrtarët.

Kina ka qëndruar strikte me politikën “zero COVID-19” edhe pse pjesa më e madhe e botës ka hequr shumicën e kufizimeve.

Masat u konsideruan më të domosdoshme pasi autoritetet kineze konfirmuan ketë të hëne një shifër rekord infektimesh me COVID-19 duke pretenduar se shkak janë bërë grumbullimet masiv gjatë fundjavës . 40 mijë qytetarë, sipas Pekinit zyrtar, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button