SHBA, vjen në jetë gjirafa pa pika të bardha

SHBA, vjen në jetë gjirafa pa pika të bardha

Një gjirafë e rrallë ka ardhur në jetë në kopshtin zoologjik të Tenesit në SHBA. Në fakt, gjirafa, ende pak ditëshe, ka bërë bujë kudo sepse besohet se është shumë e rrallë që kafshë të tilla, të lindin pa asnjë pullë të bardhë në trup, që janë karakteristike të tyre. E fundit gjirafë pa pika, ishte ajo e lindur në një kopsht zoologjik në Japoni në vitin 1972. Gjirafa femër, që është bërë sensacion tashmë, është ende pa një emër, edhe pse për të prej ditësh është hapur edhe një sondazh. Shumë sugjerojnë që ajo të quhet Svahili, që nënkupton unike apo Firajali “e pazakontë”. Sondazhi do të zgjasë deri në 4 shtator. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button