Shembet ura gjatë përurimit | VIDEO

Një urë u rrëzua në momentin kur po i pritej shiriti inaugurues, në një fshat të Republikës së Kongos, shkroi “EuroWeekly” të martën.

Pamjet u publikuan në Twitter dhe shpejt u bënë virale. Në momentin e prerjes së shiritit, mbi urë qëndronin dhjetëra qytetarë, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Disa persona thuhet se ranë në lumë, ndërsa personat që mbetën mbi urë, u larguan me ndihmën e banorëve të fshatit.

LEXO EDHE:

Back to top button