Çdo fëmijë mund të sillet keq herë pas here, dhe për shkak se shumë fëmijë kanë vështirësi në rregullimin e emocioneve të tyre, ndonjëherë kjo sjellje mund të jetë më e shpeshtë.
Gjegjësisht, siç sqarojnë ata, ka disa shenja që mund të tregojnë qartë se fëmija ynë është i llastuar ose mund të bëhet i tillë.
Këto shenja janë si më poshtë:
- fëmija nuk e pranon fjalën “jo”
- reagon dhunshëm ndaj lajmeve të pakëndshme ose të këqija
- kurrë nuk dëshiron të përshtatet me të tjerët
- refuzon të ndjekë rregullat
- shpesh ka nervozizëm
- nuk dëshiron të ndihmojë ose të marrë pjesë në punët e shtëpisë
- kurrë nuk thotë faleminderit
- asnjëherë nuk i pëlqen t’i ndajë gjërat e tij me të tjerët
- kurrë nuk tregon ndjeshmëri
- atij nuk i intereson nëse sjellja e tij dëmton apo rrezikon të tjerët








