Shënohet 4-vjetori i anëtarësimit në NATO, Gir: Përmbushni detyrimet për anëtarësim edhe në BE

Shënohet 4-vjetori i anëtarësimit në NATO, Gir: Përmbushni detyrimet për anëtarësim edhe në BE

Gazetar: Lluka Andreev

Pjesëmarrësit në takimin e ambasadorëve me rastin e 4 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, theksuan rëndësinë e përmbushjes së qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimit në BE. Sipas ambasadorit evropian Dejvid Gir, që kjo të ndodhë duhet të përmbushen detyrimet e marra nga propozimi francez dhe të zbatohen reformat.

“Është bërë e zakonshme të dëgjosh sirenat që thonë se vendi nuk mund të anëtarësohet në BE, ose se BE-ja nuk e do vendin brenda ose se nuk qenka në gjendje të anëtarësohet. Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE, rruga është praktike dhe shumë e arritshme”, David Gir – ambasador i BE-së.
“Jam i sigurt se me qëndrimin e përgjegjshëm që kemi ndaj reformave dhe negociatave të anëtarësimit me BE-në, do të kemi sukses në arritjen e qëllimit që Maqedonia e Veriut të jetë një histori e suksesshme evropiane deri në vitin 2030”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër i parë.

Duke folur për Aleancën Veriatlantike, pjesëmarrësit theksuan se presidenti rus Vlladimir Putin nuk e përmbushi qëllimin e tij. Në vend që të pengonte zgjerimin e NATO-s, Suedia dhe Finlanda iu bashkuan Aleancës pas Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir falënderoi për ndihmën e dhënë, ndërsa ministri i jashtëm Bujar Osmani pret që agresioni rus të përhapet në Moldavi dhe në Ballkan.

“Tani, me ndërtimin e sistemit të saj të mbrojtjes dhe me modernizimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë i është përgjigjur thirrjeve të Ukrainës për ndihmë në municion dhe armë. Ukrainasit janë mirënjohës”, u shpreh Larisa Dir – Ambasadore e Ukrainës.

“Rajoni me shpejtësi po bëhet fushë për konkurrencë gjeopolitike dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit në përplasjen midis demokracive dhe autokracive”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë u shënua solemnisht përvjetori i anëtarësimit në NATO, ku ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska theksoi se anëtarësimi në Aleancë është qëllim jopartiak dhe superior, që është garancia më e mirë për sigurinë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button