Shërbimi në gjuhën maqedonase i Radios Evropa e Lire do të ndalojë së funksionuari në fund të këtij muaji
Shërbimi në gjuhën maqedonase i Radios Evropa e Lire do të ndalojë së funksionuari në fund të këtij muaji. Së bashku me servisin në gjuhën maqedonase, do të mbyllet edhe shërbimi në gjuhën pastune, i cili transmeton program për Afganistanin dhe Pakistanin. Sipas, njoftimit të Radio Evropa e Lirë në rrjetet sociale, të dy shërbimet do të mbyllen më 31 mars. Radio Evropa e Lirë ka mbyllur shumë servise të saj nëpër botë pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump shfuqizoi financimin për projektet mediatike jashtë SHBA-së.
.@RFERL’s North Macedonia Service (@RSE_Makedonski) and Pashto-language service, Radio Mashaal (@MashaalRadio) will close on March 31, 2026.
RFE/RL President & CEO @SteveCapus:
“The closure of these two services is a loss for the audiences they serve. But RFE/RL’s current… pic.twitter.com/lPtPp0WwAq
— RFE/RL Pressroom (@RFERLPress) March 24, 2026








