Sherr me thika në Itali, mbetet i vdekur 45-vjeçari nga Kosova

Sherr me thika në Itali, mbetet i vdekur 45-vjeçari nga Kosova

Një 45-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë natës pas një sherri me thika në qarkun e Fierës, në Treviso të Italisë.

Sipas TGCOM 24, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Po ashtu, dyshohet se sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon.

LEXO EDHE:

Back to top button