Cila është mosha e duhur për fëmijët për të parë televizor?

Cila është mosha e duhur për fëmijët për të parë televizor?

Gabimet që bëhen duke i lënë të lirë fëmijët përballë televizorit.

E ftuar në programin Ditë e Re në Alsat, psikologia Klorinda Serani foli rreth cështjes se sa ndikon televizori dhe programet e ndryshme televizive tek sjellja e fëmijëve, veçanarisht në krijimin e sjelljeve të dhunshme.

Ajo e vuri theksin tek mosha në të cilën duhet bërë kujdes duke thënë që mosha e hershme tek fëmijët si mosha 3-6 vjeç duhet të shmanget nga kontakti me televizorin meqënese fëmijët e përceptojnë dhe imitojnë vetëm atë që shohin.

Për më tepër psikologia Serani tha që përgjegjësia është tek prindërit të cilët duhet të kontrollojnë vazhdimisht atë çfarë fëmijët e tyre shohin dhe të limitojnë kohën e tyrë përpara televizorit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button