Shi i rrëmbyeshëm në Shkup shkakton kaos në rrugë, vetura të ngujuara në ujë

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka përfshirë Shkupin gjatë ditës së sotme disa vetura kanë mbetur të ngujuara në ujë dhe është shkaktuar kaos i vërtetë në të gjitha rrugët e Shkupit. Nga Shtabi i Krizës së Qytetit të Shkupit, së bashku me shërbimet dhe ndërmarrjet publike, nga Qytetit i Shkupit thonë se është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm për ndërhyrje të shpejtë në terren, në rast se ka dëme, vërshime ose nevojë për reagim urgjent. I pari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhimin e Krizave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, EVN-në, Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të gjitha institucionet kompetente. Ndërsa shtojnë se të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, me një qëllim të mbrojtjes në kohë të qytetarëve dhe parandalimin e pasojave më të mëdha. Nga atje shtojnë se ekipet e Qytetit të Shkupit do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës dhe do të ndërhyjnë kudo që do të jetë e nevojshme./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button