Shkriniar, gati të firmos kontratën e re

Milan Skriniar është i vendosur të firmos kontratë të re me skuadrën e Interit. Përkundër interesimit të shumë klubeve për lojtarin, kroati nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Kontrata aktuale e Shkriniar skadon në vitin 2023, por, në bazë të asaj që raporton Fichajes, drejtuesit “zikaltër” po përgatisin një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon, e cila do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2026.

Shkriniar u transferua tek Interi në vitin 2017, nga Sampdoria, për vlerën e 37 milionë eurove. Që prej atëherë, mbrojtësi vazhdon të jetë një pikë e fortë në formacionin e 19-herë kampionëve italianë.

LEXO EDHE:

Back to top button