Shkup, gjobiten 268 drejtues automjetesh

Janë sanksionuar 268 shoferë në Shkup gjatë kontrolleve të përforcuara në komunikacion që i realizoi dje Ministria e Punëve të Brendshme. Nga 268 masat e shqiptuara, 36 janë për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 28 për automjete të paregjistruara, 16 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 12 për mos ndalje në semafor të mbyllur (dritë e kuqe), 21 për mos përdorim të rripit të sigurimit, dhe 54 masa u shqiptuan për automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, kumtoi MPB.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button