Shkup, MPB-ja regjistron 155 shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (27.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka regjistruar 155 shkelje dhe atë: 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 9 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për shfrytëzimin e telefonit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button