Shkup, sanksionohen 230 vozitës

Gjithsejtë 230 gjoba janë shqiptuar në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas MPB-së nga numri i përgjithshëm i këtyre gjobave 15 janë për vozitje pa patentë shoferi, 16 për makina teknikisht të parregullta, 77 për parkim të parregullt dhe 29 për mosmbajtje të maskës.

- Advertisment -

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik.

LEXO EDHE:

Back to top button