Shkupi dhe 10 komunat formojnë inspektorate

Qyteti i Shkupit dhe komunat që e përbëjnë do të krijojnë një shërbim të përbashkët inspektimi. Përmes tij, ata shpresojnë të jenë më funksional në trajtimin e ndërtimeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera të ligjeve komunale.

- Advertisment -

“Po përgatitet një marrëveshje ndër-komunale, të cilën duhet ta nënshkruajmë në fund të këtij muaji së bashku me 10 komuna të Shkupit, e cila do të centralizojë ose përqendrojë inspektimin në territorin e kryeqytetit, i cili do të jetë nën patronatin e Qytetit të Shkupit. Harmonizimi i fundit i pikëpamjeve do të rezultojë në një propozim përfundimtar- deklaroi Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Problemi me inspektimin e ndërtimeve u aktualizua pas shembjes së ndërtesës ilegale në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ndërsa inspektimet e mjedisit aktualizohen në opinion me ndotjen e ajrit gjatë dimrit. Në të njëjtën kohë, shumë komuna kanë mungesë të inspektorëve. Vetëm këtë mëngjes, në BNJVL, dy komuna raportuan se nuk kanë më inspektor ndërtimor kurse edhe inspektorët e mjedisit kanë gjithashtu probleme.

“…Shpesh ndodh që një person të bëjë të gjithë punën. Ka konkurs të hapur për pranim, askush nuk aplikon, një inxhinier ndërtimor do të marrë pagë 100 herë më të lartë në  kompani ndërtimi sesa në komunë- pohoi Dushica Perishiq- drejtore e BNJVL-së.

Nga ana tjetër, OJQ-të alarmojnë se te inspektorët lokal komunal ka rrezik për korrupsion sepse janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarët e komunave.

 “Gjithë atë që e konstatuam na çon drejtë një përfundimi dhe rekomandimi se nevojiten ndryshime të domosdoshme në modelin e funksionimit të shërbimeve të inspektorateve në nivel lokal, nëse duam të kemi shërbime efikase inspektimi dhe të pakorruptuara në komuna- tha Biljana Bejkovska, drejtoreshë e OJQ Infocentar.

Sipas analizave të sektorit joqeveritarë, inspektorët komunal janë të varur nga vullneti i kryetarëve të komunave dhe më shumë i mbrojnë të “pushtetshmit” sesa interesin e përgjithshëm.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button