Shkupi dhe shumë qytete edhe sot ngulfaten në tym

Shkupi po mbytet në tym. Kështu duket metropoli në fillim të sezonit të ngrohjes. Stacionet matëse kanë treguar nivel të lartë të ajrit të ndotur. Disa banorë të Shkupit vendosën të shmangin ndotjen e ajrit dhe të thithin ajër më të pastër në mal.

“Është më pastër. Përse keni ardhur? Kemi ardhur sepse jetojmë në banesë, jetojmë në Qendër. A është dallimi i madh? Epo, këtu nuk ndjehet ndotja”.

“Kuptohet që është më pastër. Prej këtu shihet shtresa e ndotur e ajrit. A shqetësoheni kur shihni se Shkupi është i ndotur dhe se duhet përsëri të shkoni poshtë? Është shqetësim, por s’kemi çfarë të bëjmë. Jemi mësuar me vite”.

“Më keq është për fëmijët, por edhe për ne, por fëmijët tërë kohën jetojnë në mjegull. Është për keqardhje. Në Shkup çdo gjë digjet pa kurrfarë ndërgjegje”.

Sot ajri i ndotur është në disa qytete, si Tetovë, Kërçovë, Kumanovë dhe Koçan.

“Derisa thithim ajër të ndotur, katër stacione matëse shtetërore nuk tregojnë nivelin e ndotjes së ajrit. I tillë është rasti me dy stacionet matëse në Shkup gjegjësisht në Rektorat dhe ai mobil në Gjorçe Petrov. Niveli i ndotjes së ajrit nuk është matur as në Milladinovcë dhe Strumicë. Këto stacione matëse do të mbeten të prishur deri në fund të dhjetorit, kur pritet të riparohen”.

Ambientalistët thonë se nuk po merren masa të mjaftueshme për të luftuar ndotjen e ajrit. Sipas Ministrisë së Mjedisit, masat tashmë po japin rezultate dhe ajri nuk është ndotur si më herët.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button