Shkurte Gashi ka kohë që nuk është aktive, thuhet se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, nuk është aktive në muzikë prej një viti. Projekti i fundit muzikor që ajo ka publikuar është ai në bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”.

Po ashtu është vënë re edhe mungesa e saj në rrjete sociale, por pak kësaj fshihet një arsye shumë e fortë. Shkurte është në pritje të fëmijës së parë, që shumë shpejt pritet ta sjellë në jetë.

Burime pranë “Prive.al” kanë bërë të ditur se këngëtarja është në 10-javëshin e fundit të shtatzënisë dhe pritet të bëhet nënë e një djali. Po të njëjtat burime kanë treguar se kjo ka qenë dëshirë e këngëtares për ta mbajtur të fshehtë këtë lajm dhe pritet ta ndajë pak ditë më vonë me disa fotografi që do publikojë në rrjete sociale.

Shkurte Gashi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, ndaj presim që më vonë ajo të zbulojë detaje të tjera rreth këtyre zhvillimeve të fundit. Kujtojmë se një nga projektet e saj më të njohur është “Tu Luta”, të cilin e realizoi në bashkëpunim me Flori Mumajesin

LEXO EDHE:

Back to top button