SHOWBIZ: Britney Spears pati një krizë nervore në një restorant plot me njerëz, bashkëshorti i saj ia mbathi!

Këngëtarja Britney Spears thuhet se pati një krizë nervore në një restorant në Los Angeles të premten mbrëma, duke bërë që edhe bashkëshorti i saj Sam Asgari të largohej nga restoranti.

Spears ishte xhiruar në një restorant në Los Angeles të premten, ku darkoi me bashkëshortin Sam Asgari. Lokali ishte plot me vizitorë, të cilët e njohën menjëherë këngëtaren dhe nisën ta filmonin. Sapo Spears vuri re se të gjithë po e filmonin me telefonat e tyre, u nervozua shum.

Ajo filloi të bërtiste dhe të fliste gjëra pa lidhje, siç pretendojnë të ftuarit e tjerë në restorant, jo në një gjuhë tjetër, por me një fjalim të panjohur. Burri i saj u mërzit për shkak të kësaj dhe doli me vrap nga restoranti. Menjëherë pas kësaj, truproja e këngëtares e nxori Britneyn nga restoranti dhe u kthye për të paguar faturën.

LEXO EDHE:

Back to top button