“Shparkase”, mbështetëse për dalje nga kriza

“Shparkase”, mbështetëse për dalje nga kriza

Edhe pse sipas lëvizjeve ekonomike parashihet që vendi të gjendet në recesion dhe me këtë të ketë rritje të dukshme të normave të interesit, Banka “Sparkasse” zotohet se do të mbetet mbështetës i fortë i të gjithë aktorëve në ekonomi, me qëllim që siç thonë përfaqësuesit e kësaj banke së bashku të dilet nga kjo situatë krize. Në ngjarjen e titulluar “Erse Investors Breakfast“ morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të institucioneve financiare me renome, dhe përfaqësues të grupit “Erste ”.

“Kujtoni që Moody’s po mban një sistem vlerësimi global me 3 A për kreditë dhe është një vlerësim i përshtatshëm që bëjmë me Sovereign Bank, korporatat etj. Mund të zhvillojmë një diskutim kritik rreth Gjermanisë dhe gabimet në polica, e po ashtu, debat akoma më të gjatë rreth dobësisë së institucioneve, dhe në fund, për sistemin e vlerësimit duhet të ketë informata të qarta mbi çmimin e një sigurimi. Kredi më të qëndrueshme duhet të kenë një vlerësim 3 A.”, deklaroi Dietmar Hornung.

“Duke folur për portofolion e bankës ‘Spaskasse AD Shkup’ unë vërtetë mund të them se është stabile, kemi klientë të mirë dhe për momentin nuk kemi hasur ndonjë përkeqësim të portfolios së kredisë. Sa i përket normës së interesit, ka lëvizje të normave të interesit, por në përgjithësi ka likuiditet të mirë në sektorin bankar dhe ne si Spaskasse para se gjithash, për shkak se shohim se klientët tanë kanë rritje të shpenzimeve për jetesë nuk po veprojmë në drejtim të rritjes së dukshme të normës së interesit”, tha Nina Nedanoska, Banka Sparkasse SH. A Shkup. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button