Shpat Kasapi e konfirmoi vetë, ai dhe Selvija do të bëhen prindër për herë të parë

Prej disa kohësh, e fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija, po përflitej për një shtatzëni të mundshme.

Ajo ishte parë disa herë në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.

Selvija i mohoi më herët këto lajme pasi ende s’kishte një bebush rrugës, por tashmë punët kanë ndryshuar!

Ëndrra e çiftit është bërë realitet, pasi ata po presin fëmijën e tyre të parë. Këtë lajm të bukur na e ka treguar vetë Shpati, teksa ka uruar për ditëlindje partneren e tij.

Në ditën e saj të shënuar, këngëtari dha një tjetër lajm po aq të rëndësishëm për ta.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mommy to be soon! Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll…

Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”-janë fjalët e këngëtarit.

Ende nuk dihet nëse Shpati dhe Selvija po presin vajzë apo djalë dhe në cilin muaj të shtatzënisë është bukuroshja, ndaj mbetet t’i zbulojmë shumë shpejt në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button