Shpenzimet e jetesës rriten, qytetarët ndiejnë presionin e çmimeve

Gazetar: Angell Dimovski

Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Çmimet po rriten, ndërsa pagat mbeten të njëjta. Enti Shtetëror i Statistikës ka regjistruar rritje të shpenzimeve të jetesës në muajin maj prej 4,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje të ndjeshme të shpenzimeve Enti ka evidentuar te ushqimi dhe pijet joalkoolike me 4,7%, pijet alkoolike dhe duhani me 9,3%, transporti me 11%, ndërsa shpenzimet për aktivitete sportive dhe kulturore janë rritur për 5,5%. Rritje më të konsiderueshme qytetarët kanë edhe gjatë blerjes së perimeve me pothuajse 7%, si dhe gjatë vizitave në restorante dhe hotele me 5%.

Vizard- Enti shtetëror i statistikave

Ushqim dhe pije joalkoolike                       4,7%

Pije alkoolike dhe duhani                            9,3%

Transport                                                          11%

Rekreacion, sport dhe kulturë                    5,5%

Restorant dhe shërbime akomodimi         5,0%

Produkte bujqësore                                        6,7%

Orendi, pajisje për amvisëri                          4,6%

Shërbime për arsim                                         4,6%

Qytetarët ankohen se janë sjellë në prag të varfërisë, thonë se çdo ditë përballen me vështirësi për ta kaluar ditën, ndërsa sipas të moshuarve, nëse nuk do t’u ndihmonin fëmijët e tyre, nuk do të mund ta përballonin muajin.

„Do të thosha se në Maqedoni çmimet janë shumë të larta. Kur e krahason me Europën, këtu është më shtrenjtë se në Europë. Nuk e di si ia dalin qytetarët me pagë prej 300–400 euro, nuk e di si mund të mbijetojnë. Nuk di çfarë të them, nuk kam koment,“ tha një qytetar.

„Çfarë të them, katastrofë. Jetë e vështirë, stres, gjithçka është bërë shumë e shtrenjtë, ky popull nuk ka para,“ u shpreh një qytetare.

„Shumë vështirë, shumë vështirë. Me ndihmën e fëmijës, nga njëri e nga tjetri, disi e përballoj, përndryshe jo,“ tha një tjetër qytetar.

Nga Enti i Statistikës kanë llogaritur gjithashtu se në nivel mujor është shënuar rritje minimale të inflacionit prej 0,6%. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button