Shqipëri, 13 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button