Shqipëri, 421 raste të reja dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 421 raste të reja, një shifër rekord kjo, si dhe kanë humbur jetën 7 persona si pasojë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 22,721, prej të cilave 10,482 janë raste aktive. Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696.

LEXO EDHE:

Back to top button