Shqipëri, 501 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima

Në Shqipëri është shënuar sot numri më i lartë me të infektuar brenda ditës nga koronavirusi, duke thyer një tjetër rekord. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve, ku sot janë konfirmuar 219, ndjekur nga Elbasani me 33 të i infektuar.

Në orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button