Shqipëri, 892 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 892 raste të reja me koronavirus nga 3,369 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se, brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe 19 qytetarë. Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri shkon në 108,823. Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button